Në edicionin e dytë të eventit Matchmarket Albania, Kryeministri Edi Rama theksoi rolin në rritje të Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit dhe sipërmarrjes, duke e lidhur këtë zhvillim me traditën historike të panaireve si hapësira rrëfimi dhe bashkëpunimi.
Ai kujtoi se kjo frymë daton që nga vitet ’30, por u deshën dekada që ajo të rikthehej fuqishëm, ndërsa sot vendi ndodhet në një fazë të re zhvillimi ekonomik dhe inovacioni. Duke iu referuar edhe pjesëmarrjes në panairin e ITB Berlin, Rama nënvizoi se Shqipëria tashmë perceptohet jo vetëm si një destinacion premtues, por si një vend i gatshëm për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm dhe tërheqës për bizneset dhe investitorët e huaj.
“Më vonë panairet kanë qenë gjithmonë një mënyrë për të rrëfyer histori, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend. Në zanafillë të viteve ’30, ishte koha prej nga nisi kjo lidhje. Por u deshën 50 vite që të rikthehej sërisht. Shqipëria rrekej që të hidhte në tregun e turizmit banjat e vete termale.
Për më pas Shqipëria hyri në një fazë të re. E ja ku jemi sot në një epokë ndryshe, në një gjeneratë sipërmarrjeje ndryshe, në një kohë ndryshe për ne, aq sa është për botën. Sot Shqipëria reflekton kohën e botës. Pak javë më parë panairi në Berlin na tregon se Shqipëria nuk është vetëm një tokë e premtuar, por një vend që pret dhe është gati të ndërtojë ekosistemi dhe të përshtatet nevojave të bizneseve. Sot është më e lehtë se çka qenë që të bëjnë që njerëzit të vijnë dhe të kthehen në Shqipëri”, tha Rama.


