Trajneri Sylvinho dhe kapiteni i Kombëtare Gjimshiti mbajtën konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme ndaj Polonisë. Trajneri Sylvinho tha se çdo gjë mund të ndodh në 90 minuta dhe se skuadra është e përgatitur. Sylvinho shtoi se si trajner nuk ankohet për mungesat që ka, por përshtat formacionin në bazë të karakteristikave.
“Kjo skuadër është rritur shumë, kemi lojtarë që mund të luajnë si sulmues krahu ose në qendër, por çdo gjë varet nga karakteristikat. Nuk jam trajner që ankohet për mungesat që ka, na mungojnë 2-3 lojtarë, por do t’i përshtatemi karakteristikave.
Polonia është një skuadër e mirë, është shumë presion, nuk jemi të surprizuar, kemi skuadër të mirë dhe lojtarë të mirë. Në Europianin 2024 kemi pasur 3 ndeshje kundër skuadrave të mira. Në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë, jemi të përgatitur të luajmë nesër 90 minuta.” / abcnews.al /


