Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian

schedule16:18 - 24 Mars, 2026

schedule 16:18 - 24 Mars, 2026

Libani ka tërhequr akreditimin ambasadorit iranian i cili u emërua së fundmi në Bejrut dhe i ka dhënë atij afat deri të dielën që të largohet nga vendi.

Njoftimi u bë nga Ministria e Jashtme, duke theksuar se i jep afat deri të dielën për t’u larguar.

Kjo masë u mor pasi Bejruti akuzoi Gardën Revolucionare të Iranit se drejtonte operacionet e Hezbollahut kundër Izraelit nga Libani dhe njoftoi se po ndalonte aktivitetet e tyre në tokën libaneze.



Ministria gjithashtu deklaroi se kishte thirrur të ngarkuarin me punë iranian dhe e kishte informuar atë për vendimin e autoriteteve për të shpallur ambasadorin Mohammad Reza Raef Sheibani, i cili u emërua në shkurt, si “person non grata”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!