Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Reforma në drejtësi, histori e madhe suksesi”/ Taulant Balla: Nuk ka asnjë tërheqje për integrimin në BE

schedule13:34 - 24 Mars, 2026

schedule 13:34 - 24 Mars, 2026

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla e cilëson histori të madhe suksesi reformën në drejtësi.

Në një konferencë për mediat, Balla u shpreh se nuk ka tërheqje nga kryeministri Edi Rama për integrimin në BE.

Sipas Ballës, misionin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, do e përmbyllë Rama dhe PS.



“Nuk ka asnjë tërheqje nga kryeministri Rama. Kemi agjendë, nuk ka ardhur nga ne, ka ardhur nga vendimmarësit në Bruksel. Askush nuk do e kishte menduar se në çfarë situatë gjeopolitike do ndodhej Europa dhe bota. Jemi i vetmi vend në historinë e BE, që po tenton të mbyllë dy kapitujt më të vështirë, të marrëveshjes, në fillim. Kemi bërë histori të madhe suksesi në reformën në drejtësi. Shqipëria 2030 është vizion i cili udhëhiqet nga Edi Rama dhe PS dhe jam shumë i sigurt që këtë mision do përmbyllë Edi Rama dhe PS”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!