Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy “maratonomakët” kuqezinj/ Berat Gjimshiti e Anis Mehmeti kanë luajtur më shumë këtë vit

schedule13:43 - 24 Mars, 2026

schedule 13:43 - 24 Mars, 2026

Më në fund u bënë sërish bashkë.

Berat Gjimshiti dhe Anis Mehmeti janë dy lojtarë tepër të ndryshëm në kombëtaren shqiptare, për rolin që luajnë dhe kontributin e deritanishëm, por këtë sezon kanë diçka të përbashkët.

Po flasim për dy futbollistët me më shumë aktivizim për skuadrat e tyre në Europë.



Gjimshiti, kapiteni kuqezi, ka 43 paraqitje për Atalantën, edhe pse ka humbur disa ndeshje për shkak dëmtimesh, problemesh fizike apo programi shlodhjeje nga ana e trajnerit të tij Paladino.

Mbrojtësi I qendrës, tashmë në moshën 33-vjeçare, ka 27 ndeshje në Serinë A italiane, 10 sfida në Champions, që nga grupi deri në raundin e dytë, si dhe dy të tjera në Kupën e Italisë, ku Aventura vazhdon.

Këtë herë, kontributi I tij për bergamaskët ka qenë pak më I vogël në sulm, me vetëm një gol.

Mehmeti, më në fund I kthyer në kombëtare nga Silvinjo pas gati tre vjetësh, ka qenë shumë I mirë në kategorinë e dytë angleze, me Bristol Sitin dhe tani me Ipsuiç Taunin.

Besohet se nuk ka tjetër lojtar kuqezi që të mos ketë humbur asnjë ndeshje në kampionat, dhe Mehmeti ka qenë në fushë 39 herë në Championship, po ashtu dy herë në Kupën e Ligës.

Natyrisht, ndikimi I tij në lojën e dy ekipeve këtë sezon ka qenë shumë I madh, pasi 25-vjeçari ka 10 gola e 8 asistë në ligën e dytë angleze, dhe 11 rrjeta gjithsej në sezon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!