Një 26-vjeçar u arrestua nga policia në kryeqytet. Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet një sasi kokaine.
Ndërkaq, një 45-vjeçar u vu në pranga, pasi pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“arrestuan shtetasin N. T., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale; ndaluan shtetasin në kërkim Ervin Pambuku, 45 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al


