Shqiptarët janë pesimistë për konfliktin në Iran. Në përgjigjet në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve”, 40.3% thonë se do zgjasë më shumë se sa pritej, po kaq të tjerë, janë të mendimit se nuk duhet të kishte filluar fare.
Vetëm 19.4% janë shpresëplotë se do të mbarojë shpejt.

Kampioni për këtë sondazh është 1157 banorë të rritur të vendit.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Ndërsa naksimumi i marzhit të gabimit statistikor është +/- 2.9



