Gjyqi i shumëpritur për aksidentit tragjik të Tempit ku humbën jetën 57 persona filloi këtë të hënë mes protestave dhe grevave kundër asaj që shumë e shohin si rolin e shtetit në incident.
Përpara togave të zeza dolën 36 persona, përfshirë një shef stacioni dhe menaxherë hekurudhorë, me akuza që variojnë nga ndërprerja e trafikut që çoi në vdekje deri te vrasje nga pakujdesia.
Gazetari Etmond Guri tha se ky është procesi gjyqësor më i madh i kohëve të fundit, me një dosje mbi 1226 faqe, 36 të akuzuar, mbi 220 avokatë dhe qindra dëshmitarë, duke tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.
Ai thekson se interesi i lartë dhe mungesa e masave organizative kanë krijuar probleme në zhvillimin normal të seancës, madje është kërkuar edhe anulimi i gjyqit që pritet të nisë më 1 prill.
”Sot ka nisur procesi gjyqësor më i madh i kohëve të fundit. Bëhet fjalë për një dosje me mbi 1226 faqe, e cila pritet të zgjerohet edhe më tej. Janë përfshirë mbi 220 avokatë dhe mbi 352 dëshmitarë, ndërsa në bankën e të akuzuarve ndodhen 36 persona, të cilët janë zyrtarë të thjeshtë ose pjesë e organizatave.
Ky gjyq është pritur jo vetëm nga drejtësia dhe media, por edhe nga opinioni ndërkombëtar. Mediat më prestigjioze kanë vënë re se, nga 36 të akuzuarit, asnjëri nuk është politikan.
Në sallë kanë marrë pjesë vetëm 4 të akuzuar, pasi numri i madh i pjesëmarrësve e bëri të pamundur futjen e të gjithëve brenda. Ky gjyq ka ngjallur interes të madh dhe nuk janë marrë masa të mjaftueshme për zhvillimin normal të tij. Madje, është kërkuar edhe anulimi i gjyqit që pritet të nisë më 1 prill.”


