Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Wemby”, mbreti i “kapuçave”/ Ylli i ri nga Franca është bërë tmerri i sulmeve në NBA

schedule13:32 - 22 Mars, 2026

schedule 13:32 - 22 Mars, 2026

Që kur vuri këmbë në bregun lindor të Atlantikut e dinin se ç’mund të bënte.

Gjithsesi, Viktor Uembanijama duket se ka kaluar çdo parashikim. Gjigandi prej 2 metrash e 24 centimetrash, por që është elegant si një lojtar anësor, po dominon NBA-së me bllokimet e gjuajtjeve.

Në vetëm 167 ndeshje ka arritur në 581 “kapuça”, duke bërë më shumë sesa Nikola Jokiç, që gjithashtu luan si basketbollist qendër, dhe që ka 8 sezone më shumë se ai në NBA.



Uembi po luan edicionin e tretë, ndërsa kapiteni I Denverit ka 794 ndeshje, disa herë më shumë se ai, por 573 bllokime.

Kjo, edhe pse dy vitet e fundit ka pasur dëmtime dhe nuk është aktivizuar plotësisht, madje u parashikua se mund t’i rrezikohej karriera.

Natyrisht, ai është tepër herët për të kërcënuar legjendat e NBA-së që kryesojnë renditjen e bllokimit të gjuajtjeve, por me ritmin që ka dhe nëse nuk dëmtohet shpesh, mund të arrijë në majë.

Ai që mban rekordin, legjenda Hakim Olaxhuon, ka 3830 bllokime gjuajtjesh gjithsej, por mesatarja e tij është 3.1 kapuça për ndeshje, ndërsa Uembi arrin në 3.4.

Gjigandët e tjerë që mund ta kalohen nga francezi 22-vjeçar janë Mutombo, Abdul-Xhabar, Xhilmor, Itën, Dankën, Dejvid Robinson, Patrik Juing apo Shakill O’Nill.

Edhe pse nuk do të jetë kurrë shënuesi më I mirë I basketbollit amerikan, sërish Uembi ka mesatare shumë të mirë, me gati 23 pikë për ndeshje, kontribut që pritet të rritet ndërsa ai do të fitojë më shumë përvojë, forcë fizike dhe siguri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!