Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Polici heroik i Shkodrës/ Hidhet në lumin Buna dhe shpëton gruan që tentoi vetëmbytjen

schedule11:03 - 22 Mars, 2026

schedule 11:03 - 22 Mars, 2026

Një 59-vjeçare është shpëtuar nga forcat e policisë, pasi tentoi të vetëmbytej në ujërat e lumit Buna.

Pas njoftimit rreth orës 09:30, në Sallën Operative se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke parandaluar një ngjarje që mund të përfundonte tregjikisht.

Menjëherë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar në vendngjarje.



Efektivi Erixhon Senko ka hyrë në ujë, duke bërë të mundur nxjerrjen e 59-vjeçares nga ujërat e lumit Buna, në gjendje të rëndë, por me shenja jete, si dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Pas ndihmës së parë Valbona Tafa, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!