Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Polonia, Mehmeti kthehet në kombëtare/ Trajneri Sylvinho publikon listën kuqezi për duelin në Poloni

schedule14:43 - 21 Mars, 2026

schedule 14:43 - 21 Mars, 2026

Do të synohet sërish diçka e tillë.

Kombëtarja shqiptare ndeshet të enjten e ardhshme me Poloninë në Varshavë me synim kualifikimin për në finalen e plej ofit të Kupës së Botës, dhe trajneri Silvinjo e nisi publikisht punën duke botuar listën e të përzgjedhurve të tij për këtë duel.

Mes 26 futbollistëve spikat fort një rikthim, ai I Anis Mehmetit.



Ylli ofensiv që luan në Angli, në Championship, u shpërblye për formën e shkëlqyer gjatë këtij sezoni, me 10 gola e 8 asistë, duke qenë një nga më të mirët dhe pretendent I fortë për t’u ngjitur në Premier Ligë.

Një rikthim I vështirë, pasi për herë të fundit Mehmeti ishte në kombëtare gati 3 vjet më parë.

Nuk mungon as I shkëlqyeri tjetër I sezonit, Ernest Muçi.

Futbollisti tepër I talentuar që luan në Superligën turke me Trabzonsporin, e fitoi ftesën me 13 gola e 8 asistë në të gjitha konkurrimet në Turqi, dhe besohet se mund të ketë një rol shumë më të madh sesa ai periferik deri tani.

Silvinjo ka thirrur dy debutues, dhe që të dy në mbrojtje.

Njëri është Stavro Pilo, që realizon ëndrrën në moshën 25-vjeçare, ndërsa luan në Greqi për AEK-un e Athinës, bashkë me portierin kuqezi, Strakosha.

Tjetri, 24-vjeçari Bujar Pllana, shqiptar I Kosovës, që më parë ka luajtur për ekipin dardan U21.

Kombëtarja është goditur fort nga dëmtimet, ndërsa në mbrojtje mungon Kumbulla ende me probleme, e Adrian Bajrami është larguar për tek Zvicra.

Të lënduar janë mesfushori Medon Berisha I Leçes, si dhe dy sulmuesit, Mirlind Daku dhe Rej Manaj.

Silvinjo ka thirrur Asllanin që doli nga fusha duke çaluar në Turqi, e po ashtu Nedim Bajramin që po luan pak tek Rejnxhërsi në Skoci, si dhe I ka dhënë besim Armando Brojës, edhe pse sulmuesi mbetet në krizë dhe ka pasur probleme fizike në Angli.

Pjesa tjetër e lojtarëve ishte ajo që pritej, ndërsa duhet parë gjendja fizike e tyre në nisje të grumbullimit dhe në përfundim të ndeshjeve në ekipet ku luajnë në Europë e në botë këtë fundjavë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!