Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Sulm impiantit bërthamor në Iran/ SHBA dhe Izraeli shënjestruan objektin e pasurimit në Natanz

schedule14:37 - 21 Mars, 2026

schedule 14:37 - 21 Mars, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë vijuar bombardimet e tyre masive ndaj Iranit, duke shënjestruar këtë të shtunë Impiantin e pasurimit të uraniumit Natanz, i cili ndodhet rreth 200 kilometra larg Teheranit.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Shtetet e Bashkuara përdorën bombat e tyre Bunker Buster për të shënjestruar Objektin Bërthamor të Iranit, ndërsa mediat në Teheran thonë se janë kryer vlerësime teknike dhe të specializuara që tregojnë se nuk ka pasur rrjedhje apo kontaminim nga materialet radioaktive që mund të vinin në rrezik banorët përreth.

As Irani nuk ka qëndruar duarkryq përgjatë kësaj të shtune. Teherani qëlloi dy raketa balistike ndaj Bazës së përbashkët ushtarake britaniko–amerikane në Diego Garcia, në ishujt Chagos në Oqeanin Indian.



Asnjëra prej raketave nuk arriti të godiste objektivin e tyre, me njërën prej raketave që u rrezua nga një luftanije amerikane dhe tjetrën, e cila dështoi të kryente trajektoren e saj.

Tentativa e Iranit për të sulmuar bazat e përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar sjell një përshkallëzim të ndjeshëm të konfliktit dhe pikëpyetjen se ku mund të shkojnë raketat e Iranit. Një gjeneral britanik deklaroi se bota dinte se Irani kishte raketa me rreze të gjatë veprimi deri në 2,500 kilometra, por distanca mes Iranit dhe bazës ushtarake në Diego Garcia është një distancë ajrore që arrin rreth 3,800 kilometra.

Teherani ka paralajmëruar këtë të mërkurë Emiratet e Bashkuara Arabe se do të godiste portin e tyre Ras Al Khaimah nëse SHBA do të guxonin të sulmonin ishujt e tyre të naftës, ndërsa Kuvajti dhe Arabia Saudite deklaruan se rrëzuan dronë dhe raketa nga Irani.

Përshkallëzimi i konfliktit brenda vendeve të rajonit duket i afërt, pasi Bahreini ka deklaruar përgjatë orëve të fundit se do të ishte i gatshëm të bashkohej operacioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të garantuar hapjen e ngushticës së Hormuzit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!