Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“PS nis punën për zgjedhjet vendore 2027”/ Rama në Asamble: Një proces i hapur me njerëzit. Rezultat më i mirë se më parë

schedule12:20 - 21 Mars, 2026

schedule 12:20 - 21 Mars, 2026

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke hapur një fazë të re organizimi dhe komunikimi në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama theksoi se procesi do të jetë i hapur dhe i fokusuar te qytetarët, me synimin për të arritur një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e mëparshme.

Ai nënvizoi se puna do të mbështetet mbi analizat e deritanishme dhe angazhimin në terren, ndërsa theksoi rëndësinë e adresimit të çështjeve kryesore që, sipas tij, shpesh deformohen nga debati mediatik.



“Jemi këtu për të nisur një proces, i cili është i kombinuar me komunikimin intensiv të PS në të gjithë territorin së bashku me angazhimin tërësor të PS, në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Sot hyjmë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhshme, duke u nisur nga analizat e  bëra dhe forcat që do kemi kapacitetin në terren, kemi të gjitha mundësitë që të mendojmë se do të kemi një rezultat më të mirë. Do të jetë një proces i hapur me njerëzit, përtej guaskave të PS. Me njerëzit dhe për njerëzit do të thotë një përballje në të gjithë territorin për të vërtetat tonë, për punën në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që të adresojmë tema, që marrin drejtime të paditura, nga tenxheret e vlimit mediatike. Siç është drejtësia“, tha kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!