Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Vendi ynë ‘detyrime kombëtare’ ndaj SHBA”/ Lufta dhe rritja e çmimeve, Gjikondi: Shqiptarët, ‘matrapazë të vetes’

schedule20:31 - 19 Mars, 2026

schedule 20:31 - 19 Mars, 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme vijon prej disa ditësh, ndërsa efekti global duket në ekonomi dhe më gjerë.

Juristja Brizida Gjikondi tha për Real Story se vendi ynë ka detyrime kombëtare ndaj SHBA, duke e lidhur me aprovimin e rezolutës nga parlamenti ynë për shpalljen e Iranit organizatë terroriste. Sa i takon rritjes së çmimeve, Gjikondi tha se ne jemi matrapazë të vetes, por cilësoi se në treg nuk ka kontroll.

“Trump bëri edhe bordin e paqes ku ne ishim protagonistë. Këtë rezolutë që e aprovoi parlamenti nuk u aprovua në Kosovë. Kjo tregon qasjen tonë që jemi më katolikë se papa.



Vendi ynë ka më shumë detyrime kombëtare ndaj SHBA. Mendoj që është bërë më shumë për arsye politike të Ramës, duke marrë parasysh që shumë goditje po i vijnë nga Amerika.

Ne kemi qenë gjithmonë matrapazë të vetes dhe, siç po rriten në Mal të Zi e në Maqedoni, nuk po rriten në vendin tonë. Tregu nuk ka kontroll. Ne nuk kemi moral dhe dhembshuri, nuk shohim masa konkrete.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!