“Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën janë provokim dhe përpjekje për të cënuar integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.”
Kështu i ka përshkruar lëvizjet e fundit të Beogradit Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke deklaruar se institucionet e sigurisë janë të përgatitura ndërsa kufiri i Kosovës është i mbrojtur në bashkëpunim me partnerët.
Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha se të gjitha këto veprime janë në valën e operacioneve të zhvilluara nga Serbia dhe se ndërkombëtarët po heshtin para veprimeve të Beogradit.
“ Ka qenë një mesazh dhe një veprim operacional, çdo veprim i cili është në kuadër të regjionalizimit rajonal.
Gjatë shkurtit patëm një takim të shefave të shtabit ku ish ministri Vengu deklaroi qartazi që Shqipëria dhe Kosova do bëjnë; pas 5 javësh u krijua narrativa dhe situata në sfond. Ndodh në territorin ku shumica është shqiptare, në Luginën e Preshevës.
Të gjitha këto janë në valën e operacioneve të zhvilluara nga Serbia. Të gjitha këto tregojnë veprimet që Serbia po i bën në nivel ndërkombëtar. Sinjalet janë të qarta, por se po ekziston heshtja e faktorit ndërkombëtar për veprime pranë kufirit me Kosovën.
Kjo heshtje po e legjitimon që veprimet serbe që po ndërmerren mund të kalojnë vijën kufitare dhe mund të vijnë në Kosovë. Reagimi është i domosdoshëm, por përgjegjësia është tek mision i KFOR-it.
NATO duhet të reagojë! Misioni i KFOR-it duhet të updatohet, duhet të jetë një update tejet i rëndësishëm në raport me zhvillimet globale. “


