Gjashtë vende të mëdha, përfshirë Mbretëria e Bashkuar, kanë deklaruar se janë të gatshme të kontribuojnë për garantimin e kalimit të sigurt të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, mes tensioneve në rritje në rajon.
Në një deklaratë të përbashkët me Francën, Gjermaninë, Italinë, Holandën dhe Japoninë, Londra zyrtare dënoi ashpër sulmet e fundit të Irani ndaj anijeve tregtare të paarmatosura dhe infrastrukturës civile, përfshirë instalimet e naftës dhe gazit.
Sipas deklaratës, vendet nënshkruese shprehin shqetësim të thellë për përshkallëzimin e konfliktit dhe i bëjnë thirrje Iranit që të ndalojë menjëherë kërcënimet, vendosjen e minave, si dhe sulmet me dronë dhe raketa që synojnë bllokimin e qarkullimit detar në Ngushticën e Hormuzit.
Ato theksojnë se liria e lundrimit është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare dhe paralajmërojnë se ndërhyrjet në transportin detar dhe zinxhirët globalë të energjisë përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Vendet gjithashtu kanë bërë të ditur gatishmërinë për të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar kalimin e sigurt të anijeve, si dhe për të stabilizuar tregjet e energjisë. Në këtë kuadër, ato përshëndesin vendimin e Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë për të liruar rezerva strategjike të naftës dhe planifikojnë të bashkëpunojnë me vendet prodhuese për rritjen e prodhimit.
Në fund, deklarata thekson nevojën për respektimin e së drejtës ndërkombëtare nga të gjitha shtetet dhe për mbështetje ndaj vendeve më të prekura përmes Kombet e Bashkuara dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.


