Pakistani dhe Afganistani kanë rënë dakord për një ndërprerje të përkohshme të armiqësive gjatë festës së Fiter Bajramit, pas javësh përleshjesh të përgjakshme mes dy vendeve fqinje.
Sipas autoriteteve pakistaneze, “pauza” do të nisë në mesnatën e së enjtes dhe do të zgjasë deri në mesnatën e së martës, duke synuar uljen e tensioneve përgjatë kufirit.
Ministri i Informacionit i Pakistanit, Attaullah Tarar, deklaroi se kjo ndërprerje është kërkuar nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, si pjesë e përpjekjeve për të qetësuar situatën.
“Pakistani e ofron këtë gjest në mirëbesim dhe në përputhje me normat islame,” shkroi ai në rrjetet sociale.
Marrëveshja vjen në një moment kritik, pas një periudhe përshkallëzimi të dhunës që ka shkaktuar viktima dhe tensione të forta mes dy vendeve.


