Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Gara, Salianji përballë Berishës? Anëtari rebel nuk përjashton mundësinë: Por Berisha është i shkarkuar

schedule23:11 - 18 Mars, 2026

schedule 23:11 - 18 Mars, 2026

Salianji nuk përjashton kandidimin përballë Sali Berishës më 23 maj për kryetar të PD.

Ndonëse s’ka marrë ende një vendim, ai e paralajmëron.

“Nuk kam ende një vendim nëse do kandidoj apo jo. Por nuk e përjashtoj. Nuk përjashtoj asgjë, por kur të vijë momenti unë do kem një komunikim me ju.”



Salianji e zgjeroi rrugëtimin nga foltoret me demokratët në një tryezë me shoqërinë civile në Tiranë, ku munguan berishistët, por u bashkuan të përjashtuar rebelë, kritikë apo edhe opozitarë jashtë PD.

Ish-deputeti tha se para zgjedhjeve për kryetar të PD do të prezantojë një platformë se si duhen mbajtur zgjedhje të rregullta, pasi në selinë blu po gatuhet farsa që do të nxjerrë Berishën fitues.

“Do bëjmë propozimet tona, ndaj dhe kemi nisur këtë cikël tryezash. Në PD tashmë ka nisur një masakër zgjedhore, me përjashtime anëtarësh, me ndalim votuesish në proceset e degëve. Si mund të akuzosh palën tjetër për farsë kur ti vetë bën farsë e nuk bën zgjedhje.”

Por veç sfidave politike e juridike, Salianji kishte një sfidë morale për Sali Berishën: të mbajë premtimin për nenin Basha.

“Ka edhe një element tjetër, që kur dikush jep fjalën, duhet mbajtur. Nëse thuhet që partia në nenin 46 nuk thotë ‘m’u vodhën zgjedhjet’, neni 46 e ka të përcaktuar se nëse PD nuk fiton zgjedhjet, kreut të PD i hiqet mandati dhe nuk ka të drejtë rikandidimi. Është tashmë rregull i shkruar, jo rregull koral.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!