Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në Austri/ Gazetarja: Viktimat do të prehen në Kosovë, dy prej tyre jetonin prej 15 vitesh në Vjenë

schedule17:23 - 18 Mars, 2026

schedule 17:23 - 18 Mars, 2026

Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në Vjenë, ku disa punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës, në një kantier ndërtimi në Alsergrund.

Mes viktimave u raportua se ishin tre shqiptarë të Kosovës. Shembja e skelave ndodhi në një ndërtesë të vjetër të qytetit ku pjesa më e madhe e arkitekturës daton nga shekulli i 19-të.

Gazetarja e Klan Kosova Gremisa Latifi tha se familjarët e viktimave janë në gjendje të rëndë emocionale. Ajo shtoi se viktimat, Pajtim Bajrami dhe Istref Zeka kishin më shumë se 15 vite që jetonin në Vjenë, dhe trupat e tyre pritet të prehen në Kosovë, ndërsa familjarët po bashkëpunojnë me institucionet për procedurat ligjore.



“Kemi pasur mundësi të komunikojmë me familjarët e viktimave dhe gjendja e tyre është e rëndë. Familjarët e Istref Zekës nga Istogu thanë se më së shumti e ka përjetuar mamaja e tij, ndërkohë që deri tani s’ka shkuar asnjë që ta tërheqë trupin.

Pajtim Bajrami është nga Klinasi dhe patëm mundësi të bisedojmë me djemtë e axhallarëve të tij. Viktima e katërt është nga Bosnja. Për pjesën e dokumentacionit, familjarët nuk e dinë nëse kanë ose jo, por Pajtim Bajrami dhe Istref Zeka kishin më shumë se 15 vite që jetonin në Vjenë.

Familjarët janë në koordinim me institucionet dhe kanë shkuar për të kryer procedurat ligjore dhe dokumentet. Viktimat i janë nënshtruar autopsisë dhe trupat e tyre do të prehen në Kosovë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!