Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Disiplina “trondit” Egnatian/ Braktisën fushën, ndëshkimë të rënda për kampionët

schedule15:31 - 18 Mars, 2026

schedule 15:31 - 18 Mars, 2026

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përdorur dorë të hekurt ndaj Egnatias. Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë marrë ndëshkime të rënda, pas vendimit për të braktisur për disa minuta fushën në ndeshjen e fundit kundër Vllaznisë, në shenjë proteste ndaj kartonit të kuq për mbrojtësin Xhemajli.

Kjo I ka kushtuar shtrenjtë klubit dhe trajnerit Edlir Tetova.

Klubi është dënuar me 500 mijë lekë gjobë, ndërsa tekniku është pezulluar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet sportive.



Me pesë ndeshje pezullim është dënuar edhe kapiteni Albano Aleksi, si dhe pjestarë të tjerë të stafit teknik dhe zyrtarë të Egnatias.

Disiplinori i FSHF nuk ka falur as Flamurtarin, pas ngjarjeve të dhunshme në përfundim në ndeshjes kundër Elbasanit për javën e 28 të Kategorisë Superiore.

Klubi vlonjat ka marrë një gjobë prej 300 mijë lekësh, për sjellje të gabuar të tifozëve, lojtarëve dhe anëtarëve të stafit drejtues.

Futbollisti i Flamurtarit, Skuadrone është pezulluar 6 muaj nga të gjitha aktivitetet, ndërsa zyrtari i klubit Artan Memetaj ka marrë 1 vit pezullim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!