Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Shpërndante kokainë dhe kanabis në Lushnje, arrestohet 36-vjeçari

schedule08:55 - 18 Mars, 2026

schedule 08:55 - 18 Mars, 2026

LUSHNJE-  Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike. 36-vjeçari Odise Hajdari sipas policisë, shpërndante kokainë dhe kanabis në Lushnje.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 562 gramë lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, 1 peshore elektronike, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një celular.



Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, në ngarkim të shtetasit O. H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!