BERAT- Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Në pranga ka rënë 39-vjeçari nga Berati. “Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin 48 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.


