Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit 18 mars 2026 

schedule07:16 - 18 Mars, 2026

schedule 07:16 - 18 Mars, 2026

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesë të madhe të territorit.



Pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen në jug dhe përgjatë relieveve malore të vendit deri në orët e vona të pasdites.

Në mënyrë të izoluar dhe periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 11 m/s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!