Analisti Roland Bejko tha për Real Story se Berisha e ndërtoi karrierën politike duke shfrytëzuar dobësitë e bashkëpunëtorëve dhe duke kontrolluar strukturat e PD. Sipas tij, sot baza e PD-së është e rebeluar dhe e mërzitur ndaj Berishës, ndaj dhe lideri opozitar kërkon ndryshim të statutit. Bejko shtoi se të drejtën për statutin e ka vetëm Berisha dhe kur është në nevojë i referohet statutit, por kur është në hall nuk e merr parasysh, sepse statuti është ai.”
“Berisha që në momentin e parë në ’91-’92 ka pasur përvojë të madhe politike, ndryshe nga të tjerët, sepse ka qenë pjesë e Partisë Komuniste. Ka ditur se në politikë, nëse të tjerët e shohin me empati në raport me njerëzit, Berisha empatinë e kishte në lëkurë, por brenda vetes ka pasur parimin që ajo që është morale mund të shitet e pamoralshme dhe e kundërta kur e bën interesi. Berisha e njeh PD me gjithë anëtarët që janë brenda dhe individët me influencë tepër lokale. Ai e ka ndërtuar karrierën mbi dobësitë e bashkëpunëtorëve të vet.
Mbi këtë ndërtoi strukturën e njerëzve të besuar, pas 2007 i ndërtoi raportet në bazë të ndarjes së pushtetit me të dhe të bëheshe mëkatar që të të kishte në dorë dhe të të kontrollonte. Koha sot është të jesh i rebeluar në PD, por baza është e thyer, e rebeluar dhe ka reaksion ndaj Berishës, ndaj do ndryshojë edhe statutin.
Të drejtën për statutin e ka vetëm Berisha dhe kur është në nevojë i referohet statutit, por kur është në hall nuk e merr parasysh, sepse statuti është ai.”


