Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Vodhën dy automjete në Malësi të Madhe, në pranga 3 persona

schedule11:49 - 17 Mars, 2026

schedule 11:49 - 17 Mars, 2026

Zbardhen dy raste të vjedhjes së automjeteve në fshatin Selcë. Në pranga ka rënë një 22 vjeçar pasi u kap në flagrancë një ditë më parë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur më datë 15.03.2026, në fshatin Selcë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një tjetër automjet, në fshatin Selcë, më datë 03.08.2025, i cili u gjet i parkuar përpara banesës së tij.

Gjithashtu janë vënë në pranga edhe dy shtetas të tjerë, 39 dhe 35 vjeç, të dy banues në fshatin Zagorë, pasi gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 armë gjahu (çifte) që i mbanin pa leje dhe 1 kg e 150 gramë lëndë të dyshuar cannabis sativa.



Sakaq vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!