Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit Francez të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare për pasditen e sotme për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.
Pallati Elize, njoftoi se Presidenti Emmanuel Macron mblodhi një Këshill të ri, “për shkak të situatës në Iran dhe Lindjen e Mesme”.
Këshilli i Mbrojtjes i Francës, i cili mbledh ministra dhe zyrtarë përgjegjës për çështjet e sigurisë, i takuar për herë të fundit më 10 mars vjen ndërsa Donald Trump i bën presion Francës që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tij për ndihmë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.
/abcnews.al/


