Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Kurti, shkak për humbjet e Kosovës”/ Syla: Veprimet e tij, kundër interesave të vendit. Opozita të bashkohet

schedule17:22 - 16 Mars, 2026

schedule 17:22 - 16 Mars, 2026

Kosova rrezikon të humbasë të paktën 121 milionë euro nga marrëveshjet ndërkombëtare, për shkak të mosratifikimit të tyre në parlament.

Ish-diplomati Donat Syla thotë se shkaktar për këto humbje është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Syla u shpreh se veprimet e tij janë kundër interesave të vendit.



Syla shtoi se opozita duhet të bashkohet për të rrëzuar Kurtin.

“Qytetarët e Kosovës janë përcaktuar për disa kohë për qeverisje të papërgjegjshme. Subjekti politik në krye nuk e di se çfarë është përgjegjësia institucionale. Kjo është pasojë, Kosova ka kohë të gjatë në vendnumëro, e izoluar nga marrëdhëniet ndërkombëtare. Po humben miliona euro donacione për Kosovën. Kosova është para një situate tepër delikate. Në një situatë hipotetike, nëse nuk do i jepet të drejtë dekretit të presidentes, presidentja do largohej nga posti i saj. Në këto situata ndërkombëtare, kush do e përfaqësonte Kosovën? Qytetarët me votën e tyre janë duke e dërguar vendin drejt humnerës. Nga ana tjetër, edhe opozita është mjaft e përçarë. Jemi në një situatë të paqëndrueshme. Edhe nëse kemi zgjedhje të reja, partitë opozitare duhet të bashkërendojnë forcat e tyre dhe të rrëzojnë një qeveri që vetëm ka bërë propagandë. Të bashkohet dhe të largojnë këtë qeveri të keqe nga Kosova”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!