Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Preken sërish rezervat e naftës? Mendohet lirimi i më shumë sasie, pas 400 milionë fuçive rekord

schedule16:14 - 16 Mars, 2026

schedule 16:14 - 16 Mars, 2026

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) thotë se është e përgatitur të lirojë më shumë rezerva nafte “nëse është e nevojshme” mes asaj që e quan “ndërprerja më e madhe e furnizimit në historinë e tregut global të naftës”.

Drejtori ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol, thotë se vëllimi i furnizimit me naftë jashtë linjës është tashmë më i lartë se gjatë çdo ndërprerjeje të mëparshme, përfshirë krizën e naftës të vitit 1973, shkruan BBC.

Organizata njoftoi javën e kaluar se do të lironte 400 milionë fuçi naftë për të përballuar krizën.



“Çmimet e naftës sot janë dukshëm më të ulëta se sa ishin një javë më parë”, thotë ai, por shton se rezervat “nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme”, ndërsa kalimi nëpër ngushticë mbetet i pasigurt.

IEA-së i kanë mbetur ende më shumë se 1.4 miliardë fuçi naftë, që do të thotë se mund të bëjmë më shumë më vonë, sipas nevojës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!