Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Gjakovë.
Viktima, Rasim Binakaj, 38 vjeç ka vdekur në vendin e ngjarjes nga plagët e marra me armë zjarri, ndërsa i plagosuri Edi Mehmeti (29 vjeç) është dërguar në Prishtinë për trajtim të specializuar mjekësor.
Ngjarja është regjistruar rreth orë 05.30 minuta të mëngjesit të kësaj të hënë.
Prokurori i shtetit ka shkuar në vendgjarje, ndërsa janë ndërmarrë veprimet e nevojshmë hëtimore me qëllim arrestimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, është bërë identifikimi i autorit.
Ai është shtetasi Nexhdet Zymberaj, ende ne arrati.
Ndaj tij rëndon vepra penale “vrasje e rëndë”.
Një nga pistat e para të hetimit është konflikti i çastit mes shokëve.
Autori me viktimën njiheshin prej vitesh.
Sipas informacioneve fillestare, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas konfliktit fillimisht verbal brenda një lokali në Gjakovë.


