Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna në Maliq, dy në pranga/ Qëlluan me armë në fshatin Orman duke terrorizuar banorët

schedule09:53 - 16 Mars, 2026

schedule 09:53 - 16 Mars, 2026

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia në fshatin Orman të Maliqit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke terrorizuar banorët e zonës dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq ndërhynë menjëherë pas njoftimit për të shtënat me armë zjarri në fshat. Me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, policia bëri të mundur  arrestimin e shtetasit Kristo Agolli, 40 vjeç, banues në Orman, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.

Në vendngjarje u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov së bashku me municion luftarak.



Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën gjithashtu fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi grek Dimitrios Pentazidis, 48 vjeç, banues në Athinë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ndodhej me 40-vjeçarin në momentin kur ai qëllonte me armë zjarri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi grek kishte shkuar në banesën e 40-vjeçarit për të kërkuar flori me anë të aparatit metalkërkues, i cili dyshohet se ishte sjellë prej tij nga Greqia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!