Mbiemrin e kanë të njëjtë, por këtë herë fati i tyre ishte i kundërt.
Stiven e Kristian Shpendi janë sulmues të shquar të Serisë B italiane, në pritje për të qenë standard në formacionet e Serisë A, ndërsa kjo fundjavë u dha emocione të kundërta.
Stiveni shënoi gol në barazimin 2-2 që ekipi i tij Empoli e barazoi në shtëpi ndaj Mantovës.
Toskanët po humbisnin 0-2 kur shqiptari 22-vjeçar realizoi duke ndihmuar në shmangien e humbjes.
Shpendi ka 11 gola e një asist në 27 ndeshje të kampionatit, duke qenë për momentin Këpuca e Bronzit. Krejt ndryshe ndodhi me vëllanë e tij binjak, Kristianin, që humbi penallti.
Edhe ndeshja Çezena-Frozinone përfundoi 2-2, dhe miqtë kryesuan dy herë.
Shpendi pati mundësi të barazonte në 1-1 në fund të pjesës së parë, por gaboi nga 11 metra larg. Vendimtar sërish Ernest Muçi në Turqi.
Futbollisti shqiptar krijoi golin e vetëm të ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Rizesporit në Superligën e këtij vendi. Depërtimi dhe harkimi I tij ndihmuan që Zubkov të pasonte për Onuaçun që realizoi në 51’.
Qazim Laçi nuk ishte në ekip këtë herë për Rizesporin. Fitorja bën që Trabzonspor të ngjitet në vendin e dytë të Superligës, baraz me Fenerbahçen që humbi, dhe të jetë shumë pranë realizimit të objektivit për të shkuar në Champions sezonin që vjen.
Së fundmi, një lajm I mirë për kombëtaren ishte kthimi në fushë I Armando Brojës.
Sulmuesi kuqezi luajti vetëm dy minuta në barazimin pa gola Bërnli-Bornmuth, por të paktën la pas dëmtimin që e detyroi të humbiste katër ndeshje radhazi në Premier Ligën angleze.


