Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Një “Lamine” polak ndaj Shqipërisë/ Quhet Oskar Pietuszevski, shkëlqen në Portugali tek Porto

schedule12:37 - 14 Mars, 2026

schedule 12:37 - 14 Mars, 2026

E krahasojnë me talentin më të madh të momentit në botë.

Quhet Oskar Pietushevski, është polak dhe vetëm 17 vjeç, dhe pritet që të ketë një të ardhme të madhe, ashtu si një Lato, Bonjek apo Levandovski.

Gjithsesi, ky klas tepër I lartë, që mbiquhet “Lamin Jamali polak”, nuk është I sigurt që do të jetë në kombëtaren e Polonisë për ndeshjen e plej ofit të Kupës së Botës ndaj Shqipërisë në 26 mars.



Trajneri Jan Urban gjithmonë ka thënë se nuk dëshiron ta vendosë nën presion.

Gjithsesi, situata po ndryshon.

Ditët e fundit, siç referon e përditshmja kryesore e Varshavës, “Przheglad Sportovi”, tekniku I përfaqësueses është pyetur sërish për Pietushevskin, dhe ka thënë se shpreson që 17-vjeçari të kthehet në një Lamin Jamal të dytë, se lumturohet kur e sheh të luajë futboll, dhe se me këtë nivel loje herët a vonë do të jetë në kombëtare.

Pra, do të luajë Lamin Jamali polak kundër kuqezinjve?

Duhet pritur, por mjafton të themi se të dielën shënoi gol për Porton në derbin ndaj Benfikës.

Pikërisht Porto, dy herë kampion I Europës, e mori për 10 milionë euro, një rekord për të rinjtë, dhe tani vlera e tij thuhet se ka arritur 20 milionë euro, pra është dyfishuar.

Më herët ka shkëlqyer në kampionatin polak për Jagiellonian e Bjalistokut, qytetit të tij të lindjes.

Kurioziteti është I madh nëse Pietushevski do të jetë në radhët e Polonisë për sfidën e 26 marsit në Varshavë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!