Gazetari Ardit Rada në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për çështjen e Belinda Ballukut.
Gjatë intervistës, Rada tha se ‘heshtja’ e Spiropalit sipas tij vetëm sa e thellon hatërmbetjen duke shtuar se është një sjellje e tepruar. Gjithashtu theksoi se PD sipas tij ‘është e gatshme të bëjë pakt edhe me djallin për të mposhtur Ramën’, ndërsa nënvizoi se PD ka marrë financime nga Rusia.
“Sa i përket reagimit të ambasadave e kundërta do të ishte shqetësuese, nëse do të kishin heshtur. Por shqetësimi i tyre mbetet i drejtë, por si gjithmonë nuk përcaktojnë nëse janë të pakënaqura apo të shqetësuara me vijimësinë. Po ashtu është e drejtë që ka heshtur ambasada amerikane dhe nuk ka pranuar të komentojë vendimin e mazhorancës, por ka të bëjë edhe me politikat e reja të Departamentit të Shtetit Amerikan me Shqipërinë.
Ndërsa për rastin e zotit Xhafaj, ndodhej jashtë shtetit shumë ditë para votimit, po ashtu edhe zoti Gonxhe, ndërsa kemi një heshtje nga zonja Spiropali dhe duket sikur është një thellim nga ana e hatërmbetjes me mazhorancës. Mendoj se kjo hatërmbetje është e tepruar pasi zonja Spiropali i ka marrë më të mirën PS. Ndërsa për PD mund të them se është e gatshme të bëjë koalicion me djallin vetëm për të mposhtur Edi Ramën kujtojmë këtu retorikën e saj fyese për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Çdo bashkëpunim i opozitës me ata që nuk duan të mirën e Shqipërisë, nuk është aspak për t’u çuditur”, tha ai.
/abcnews.al/


