Nis seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës

schedule15:23 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 15:23 - 26 Dhjetor, 2019

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca konstituive e legjislaturës së shtatë.

Mbledhja konstituive drejtohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri i zgjedhur. Kësaj radhe seanca do të udhëhiqet nga deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, si dhe deputetja tjetër e kësaj partie, Fjolla Ujkani.

Fillimisht, kryesuesi kërkon nga një përfaqësues që të caktohet nga partitë politike në Kuvend për të bërë verifikimin e kuorumit dhe të mandateve.

Komisioni i përkohshëm  shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe e verifikon kuorumin në mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët betohen, ndërsa deklaratën e betimit e lexon kryesuesi i mbledhjes.

Sakaq, pika e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, që përbëjnë kryesinë e Kuvendit.

Partia e parë e dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit është Vetëvendosje, e ndjekur nga LDK. Dy partitë në këtë seancë shkuan pa marrëveshje për koalicion./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!