Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dronë në provincën Sohar të Omanit.
Sipas raportimeve një dron goditi zonën industriale Al-Awahi në provincën Sohar.
Ndërkohë, një dron i dytë ra në një zonë tjetër duke shkaktuar dëme materiale.
Autoritetet thanë se institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.


