Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Serbia blen raketa kineze/ Reçica: NATO nuk duhet ta anashkalojë, situata në Ballkanin Perëndimor mbetet e ndjeshme

schedule17:29 - 13 Mars, 2026

schedule 17:29 - 13 Mars, 2026

Serbia ka blerë raketa balistike supersonike nga Kina.Lajmi është konfirmuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Beogradi bëhet kështu vendi i parë pas Pakistanit që ka siguruar nga Kina raketa CM-400 me fuqi të madhe shkatërruese.

Njohësi i zhvillimeve politike, Skënder Reçica, ka deklaruar se armatosja e Serbisë me raketa të tilla nuk duhet të kalojë pa vëmendjen e NATO, pasi qëndrimi i aleancës është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon.

Ai theksoi gjithashtu se diskutimet për një zvogëlim të mundshëm të trupave amerikane në Kosovo duhet të peshohen me kujdes, pasi prania e tyre mbetet e domosdoshme për sigurinë në Ballkanin Perendimor.

“Armatosja e një vendi me raketa të tilla nuk duhet të kalojë pa vëmendjen e NATO-s.

Lidhur me këtë çështje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka deklaruar se Serbia nuk ka plan të sulmojë asnjë vend. Megjithatë, pajisja me këto raketa ka ngritur pikëpyetje për arsyet e këtij armatimi dhe për qëndrimin që do të mbajë NATO, i cili konsiderohet me rëndësi për stabilitetin në rajon.

Diskutimet rreth mundësisë së zvogëlimit të trupave amerikane në Kosovë lidhen drejtpërdrejt me sigurinë rajonale. Vlerësohet se një vendim i tillë do të peshohet me kujdes nga aleatët ndërkombëtarë.

Situata në Ballkanin Perëndimor mbetet e ndjeshme, prania e trupave amerikane në Kosovë shihet si e domosdoshme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!