Siç e do tradita, dita e verës në Elbasan ka gjallëruar qytetin me një larmishmëri aktivitetesh të organizuar për qytetarët dhe vizitorët. 13 marsi e ka kthyer Elbasanin në një qytet me ngjyra dhe plot harmoni. Këtë të premte, në çdo kënd kishte aktivitete si panairi i zejeve, panairi i ballokumes dhe agroturizmit.
Për qytetarët e Elbasanit dita e verës mbetet festa më e dashur e cila lidhet me lulet dhe ballokumen të cilën zonjat elbasanase tashmë e kanë gati.
Për shkak të aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve policia e Elbasanit ka njoftuar se ka marrë një sërë masash për të garantuar sigurinë dhe mbarvajtjen e rendit për këtë arsye një pjesë e rrugëve që lidhen me qëndrën e qytetit do të jenë të bllokuara.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese ku në skenën e koncertit do të ngjiten emra të njohur të muzikës.


