Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Fetie Kasaj: Nga medaljet te sakrificat. Historia e peshëngritëses që sfidoi fatin

schedule14:04 - 13 Mars, 2026

schedule 14:04 - 13 Mars, 2026

Ish-peshëngritësja Fetie Kasaj ka lënë pas një karrierë të jashtëzakonshme sportive, plot sfida, sakrifica dhe triumfe. Historia e saj nisi në vitin 1997 në Greqi, kur filloi të praktikonte peshëngritjen, duke sfiduar paragjykimet dhe barrierat e kohës.

Fetie tregon se pengesa më e madhe në fillimet e saj ishte nëna, që nuk donte të kishte vajzën mes meshkujve në palestrën e peshëngritjes. Megjithatë, pas mbështetjes së trajnerit rus që stërviste vëllain e saj, ajo filloi të ndjekë sportin që e bëri të ndjehej e fuqishme dhe e vetëdijshme.

Gara e parë me flamurin shqiptar erdhi në vitin 2004, ku Fetie ishte mes 10 më të mirave të Europës. Titulli Nënkampione Europe dhe Bote e bëri idhull për shumë vajza të tjera dhe vendosi themelet e një karriere të shkëlqyer.



Megjithatë, rruga e saj nuk ishte e lehtë. Sporti i peshëngritjes në Shqipëri ishte shumë paragjykuese, dhe Fetie u përball me presione për letra false dhe mundësinë për të konkurruar jashtë vendit. Ajo refuzoi kompromiset, duke qëndruar e ndershme dhe e përkushtuar.

Fatkeqësisht, karriera e saj sportive u ndërpre në vitin 2007, kur rezultoi pozitive në testin antidoping. Largimi nga garat olimpike dhe dhuna publike e bëri të ndjehej e tradhtuar, por ajo gjeti forcë të kthehej tek jeta personale dhe familja.

Fetie ia kushtoi jeten djalit të saj, Rohan, i cili sot ka 18 vjeç dhe është rritur me dashuri dhe mbështetje. Ajo shpreh krenari që e ka ndihmuar të rritet si njeri i përgjegjshëm dhe i lidhur me sportin.

Arritjet e saj në garat europiane dhe botërore ishin të jashtëzakonshme: në 2005 fitoi medalje ari në Kampionatin Evropian për të Reja, ndërsa në 2006 arriti tre medalje argjendi në kampionatet e rritura. Bilanci i saj europian është një medalje ari dhe tre medalje argjendi, të cilat tregojnë përkushtimin dhe talentin e saj të rrallë.

Fetie pranon se medaljet nuk janë gjithçka, por çdo fitore i ka shtuar jetë dhe motivim. Ajo është e ndërgjegjshme për sfidat që sportistet shqiptare hasin, dhe thekson se mbështetja dhe motivimi janë thelbësore për suksesin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!