Kryeministri Edi Rama deklaroi se javën e ardhshme në Parlament, do të votohet një rezolute ku Irani do të shpallet shtet sponsorizues i terrorizmit.
Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se do të shpallen organizata terroriste Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu.
“Javën që vjen, parlamenti do të votojë rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste të Iranit, ajo republikë nuk ka lidhje me islamin, sipas asaj që unë di dhe unë çmoj te islami, shtet sponsor të terrorizmit. Bashkë me këtë, do të shpallet organizatë terroriste Garda Revolucionare dhe Hezbollahu. Kjo është e vërteta. Në këto hapa nuk jemi pionerët, sepse ka pasur edhe më parë aleatë që e kanë hedhur. Është koha ta bëjmë edhe ne këtë gjë”, theksoi ai./abcnews.al


