Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi, i ftuar në Real Story, komentoi projektin e shumëpërfolur të portit të Porto Romanos duke thënë se projekti i Korridorit 8 nuk u pranua kurrë të realizohej sic duhej në vendin tonë.
Më tej, ai tha se kjo pikë është tepër e rëndësishme për vendin dhe afrimin e tij me Europën.
“Korridori 8 nuk u pranua kurrë të realizohej ashtu siç duhej dhe ka qenë pjesë e bllokimit të gjithanshëm. U bllokua ndërtimi i një porti shumë të rëndësishëm, i cili është një pikë kyçe që afron Shqipërinë me Europën dhe ka ndikim tek miqtë dhe armiqtë tanë.
Sa i përket aeroportit në Europë, ka pasur debate sepse është një pjesë e rëndësishme e rrjetit që ndikon në rajon. Unë kam qenë në atë institucion dhe ka pasur kundërshti nga ata përreth. Ky aeroport do të jetë konkurrues dhe një pikë strategjike me ndikim.” / abcnews.al /


