Turmat janë mbledhur për të parë fenomenin natyror në një numër vendesh, duke përfshirë vende si Sri Lanka, Indonezia, India dhe Arabia Saudite.
Në një eklips unazor, Hëna mbulon qendrën e diellit, duke dhënë pamjen e një unaze të ndritshme.
Kjo është një ngjarje që ndodh 1 herë në 100 vjet kështu që pritej me padurim nga njerëzit.
Në varësi të kushteve të motit, fenomeni astronomik i këtij viti ishte i dukshëm nga Lindja e Mesme në të gjithë Indinë Jugore dhe Azinë Juglindore përpara se të përfundonte në Paqësorin verior.
Qindra astronomë amatorë, fotografë në Singapor fotografuan ato momente që disa i përshkruanin si një ngjarje “një herë në jetë”.
“Eklipsi tjetër pritet të ndodhi në rreth 40 vjet mendoj,” tha Jason Teng, 37 vjeç, i cili mori pushim ditën e punës vetëm për të fotografuar eklipsin.
Alexander Alin 45 vjeç, një gjeofizikan nga Gjermania, udhëton nëpër botë duke parë eklipset.
“Është vetëm dy minuta, por është kaq intensiv sa mund të flasësh për të me miqtë, familjen për muajin tjetër”, tha Alin.
Eklipsi tjetër vjetor në qershor 2020 do të jetë i dukshëm nga Afrika deri në Azinë Veriore./abcnews.al