Një depozitë uji është bërë shkak për grindjen mes dy fqinjëve, banorë të një pallati në lagjen nr.4 në Sarandë. 62 vjeçari Shefki Kaçupi në konflikt me fqinjën Sara Veli për shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin, shkoi në familjen Veliu me një pistoletë (armë të vjetër me mulli) në dorë, të cilën e kishte pa leje dhe i ka kërcënuar ataY Ka qenë komshija ajo që ka njoftuar policinë. Pas kërcënimit 62 vjeçari Shefki Kaçupi është larguar nga vendngjarja dhe u kap nga policia në rrugën e tretë të qytetit, në afërsi të gjykatës.


