Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Koreja e Jugut do të kufizojë çmimet e karburantit

schedule16:23 - 12 Mars, 2026

schedule 16:23 - 12 Mars, 2026

Qeveria e Koresë së Jugut do të vendosë nga e premtja një kufi maksimal për çmimet e karburantit dhe do të kufizojë eksportet e benzinës dhe naftës, në një përpjekje për të frenuar rritjen e lartë të çmimeve të energjisë, sipas “Korea JoongAng Daily”.

Ky kufi do të rishikohet çdo dy javë në varësi të luhatjeve të çmimeve ndërkombëtare të naftës. Megjithatë, masa do të zbatohet vetëm për çmimin me të cilin rafineritë ua shesin karburantin pikave të shitjes, dhe jo për çmimin që paguajnë drejtpërdrejt konsumatorët.

Për këtë arsye, mbetet e paqartë se sa ndikim do të ketë në uljen e çmimeve për qytetarët.



Qeveria do të kufizojë gjithashtu eksportet e benzinës dhe naftës në nivelin e njëjtë me atë të vitit 2025, për të shmangur që kompanitë të shesin më shumë jashtë vendit për shkak të diferencave të çmimeve.

Korea e Jugut është shumë e varur nga importet e naftës nga Lindja e Mesme, ndërsa shumica e furnizimeve kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës.

Për të stabilizuar tregun global pas tensioneve të luftës me Iranin, vendi ka nisur edhe përdorimin e rezervave strategjike të naftës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!