Këtë të enjte në orën 10:00, në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare. Në rendin e ditës është edhe votimi i raporteve të PS dhe PD mbi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes socialiste Belinda Balluku.
Përpara seancës plenare, në orën 09:00, PS do të zhvillojë një mbledhje të Grupit Parlamentar.
Më 9 mars, socialistët lexuan raportin e tyre dhe deklaruan nuk do të miratojnë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun.
Raporti i shumicës argumentoi se nuk ka asnjë prove të re që mund të çojë në ndryshimin e masës ndërsa ish-zëvendëskryeministrja nuk ushtron me funksione në qeveri ndaj masa e pezullimit nuk prodhon asnjë pengesë juridike.
Përpara grupit kuvendor, kryeministri Edi Rama, deklaroi se do të jetë procesi gjyqësor ai që do të thotë fjalën e fundit për Belinda Ballukun. Sipas tij, mazhoranca nuk do mbështesë arrestet pa gjyq, si gjatë diktaturës./abcnews.al


