Pas shtrenjtimit të naftës për shkak të konflikit në Lindjen e Mesme qeveria ka vendosur të krijoj një task forcë për kontollin e tregut të karburanteve nw vend si dhe një mekanizëm që do të monitoroj çmimet.
Në një takim midis minstrive të linjës dhe kompanive të importit të karburanteve u ra dakord për ngritjen e një mekanizmi për monitorimin e përditshëm të çmimeve të hidrokarbureve në tregun vendas, analizimin e raportit mes çmimeve të bursës Platts, çmimeve të importit dhe çmimeve të shitjes në treg.
Po ashtu u ra dakord që të bëhet një koordinim i vazhdueshëm me operatorët e tregut dhe Shoqatën e Hidrokarbureve për të garantuar transparencë dhe stabilitet në treg si dhe informimin të publikut mbi zhvillimet e çmimeve.
Ndërkohë që Task-Forca që do të ngrihet do të ketë për detyrë, rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, në tregtimin me shumicë dhe me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve;
Gjatë takimit u theksua se situata aktuale në tregjet ndërkombëtare kërkon vëmendje dhe reagim të shpejtë institucional, në mënyrë që të ruhet stabiliteti i tregut dhe të mbrohen interesat e konsumatorëve shqiptarë.
Ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare së fundmi ka pasur një ulje të çmimit të naftës pas deklaratës së Trump se lufta do të përfundojë së shpejti.


