Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“I vetmi vend në botë, ulëm me 10% çmimin e energjisë”/ Rama rendit investimet në qëndrueshmërinë energjetike

schedule11:35 - 9 Mars, 2026

schedule 11:35 - 9 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në sektorin energjetik, duke renditur investimet dhe projektet që sipas tij kanë rritur qëndrueshmërinë energjetike të vendit.

Gjatë një deklarate publike, Rama theksoi se Shqipëria ka arritur përqindjen më të ulët të humbjeve në rrjet dhe ka zhvilluar pesë ankande ndërkombëtare për energjinë e rinovueshme, me disa nga çmimet më konkurruese në Europë.

Ai përmendi gjithashtu projektet për rritjen e prodhimit të energjisë dhe investimet në parqe të reja energjetike. Sipas tij, vendi ka arritur të përballojë krizën globale të energjisë pa rritur çmimin për konsumatorët. Rama shtoi se për herë të parë Shqipëria ka ulur çmimin e energjisë elektrike me 10%, duke e cilësuar këtë një rast unik në botë.



Kryeministri theksoi gjithashtu krijimin e bursës shqiptare të energjisë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë në sektorin energjetik. Sipas tij, investimet do të vijojnë edhe me projekte të reja në energjinë e rinovueshme dhe rehabilitimin e kaskadës së Kaskada e Drinit.

“Për sa i përket energjisë, sot kemi përqindjen më të ulët të humbjes në rrjet, që hymë tani në humbjen teknike. Janë zhvilluar 5 ankande ndërkombëtare. Duke arritur disa nga çmimet në Europë për energjinë e rinovueshme. Parku eloik në Kavajën janë proces të marreje së lejes së investimit. Është rritur prodhimi i energjisë. Nga vdekja e Enver Hoxhës dhe deri nga largimi i sekretarit të tij, Shqipërisë nuk i është rritur asnjë megavat prodhimi, por i është dhënë vetëm shkatërrimi.

Nëse duan korrupsion dhe duan që të luftojnë korrupsionin, se krimin nuk e kanë ta luftojnë të lehtë ta luftojnë deri në fund, sepse nuk kanë fuqi për “21 Janarin”, të shkojnë të marrin dosjen për këto vepra të ndërtuara nga populli dhe që i takojnë vetëm popullit. Janë sot ata që vijnë me flakët nëpër duar dhe me llapën jashtë. Në drejtimin e atij njeriu që ka mbylluar këto sektorë. Është rregulluar pjesërisht furnizimin me energji. Shqipëria ka përballur krizën globale të energjisë, pa rritur çmimin e energjisë.

Për herë të parë dhe i vetmi vend në botë, Shqipëria uli çmimin e energjisë me 10%. Është krijuar bursa shqiptare e energjisë elektrike. Është forcuar integrimin rajonal, me RMV dhe Kosovë, dhe po punohet për të 3-fishuar kapacitetet me Greqinë. Po vazhdojnë projektet për të rehabilituar kaskatën e Drinit. Ndërkohë përmes bashkëpunimeve ndërkombëtar do të vazhdojnë projektet e reja për parkun fotovoltaik të Tragjasi”, tha kryeministri Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!