Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Dosja “Balluku”/ Manja: Tre procedime penale të bashkuara në një. Fakte të reja, por vepra penale nuk ka ndryshuar

schedule10:41 - 9 Mars, 2026

schedule 10:41 - 9 Mars, 2026

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka prezantuar projektraportin e PS, lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj Belinda Ballukut.

Në mbledhjen e grupit të PS, Manja u shpreh se tre vendime proceduriale janë bashkuar në një të vetëm. Sa u takon ndryshimit të masave të sigurisë, Manja tha se për kallëzimin penal për Belinda Ballukun kanë dalë fakte të reja, por akuza e SPAK ndaj saj ka mbetur e pandryshuar.

“Fakti që pritëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dëshmon seriozitetin tonë. Gusht 2024, shtator 2024 dhe qershor 2025, janë tre procedime penale të bashkuara në një për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.



Më 19 nëntor 2025 u caktua masa e “ndalimit të daljes jashtë vendit”, që aktualisht është në fuqi, por SPAK ka vënë në lëvizje Kuvendin për zëvendësimin e kësaj mase me atë të arrestit.

Në përfundim kemi këtë qëndrim tonin: Lidhur me rëndimin e masës së sigurimit, SPAK në relacionin që bashkëshoqëron kërkesën thotë se janë shtuar disa fakte të reja penale, çka shton sanksionin e veprës, por edhe dëmin hipotetik që i është shkaktuar shtetit nga këto procedura. Nëse do pranohet fakti se çdo zgjerim hetimi, do pranohet si rrethanë e re që justifikon arrestin, do të binim në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit. Paraburgimi mbetet mjeti i fundit.

Edhe me shtimin e episodeve të reja, natyra e veprës penale mbetet e njëjta. Nuk ka një vepër të re penale, që t’i jetë shtuar deputetes Balluku. Pretendimi për rëndimin e nevojave të sigurimit, nuk përmbush standardet”, shtoi Ulsi Manja.

“Sot që flasim nuk ka një akuzë për pengim të drejtësisë. E dyta, qoftë relacion apo parashtrime të palëve, nuk ka asnjë provë direkte apo indirekte ku deputetja të ketë përdorur ndikimin  esaj për të prishur provat që ka në dispozicion organi i akuzës”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!