Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

‘Kërkesa e SPAK për Ballukun, ndryshe nga të tjerat”/ Manja: Kuvendit i kërkohet të zëvendësojë masën e sigurisë

schedule10:18 - 9 Mars, 2026

schedule 10:18 - 9 Mars, 2026

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka prezantuar projektraportin e PS, lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj Belinda Ballukut.

Në mbledhjen e grupit të PS, Manja u shpreh se kërkesa e SPAK është ndryshe nga të tjerat. Sipas Manjës, nuk po kërkohet një masë sigurie për herë të parë, por zëvendësim i masës aktuale të Ballukut, nga ndalim për dalje jashtë vendit, në atë të arrestit.

“Në vend të një procesi të qetë, kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje në një gjyq publik. Është e domosdoshme që ne të flasim qartë, të ndajmë politikën nga drejtësia. Kërkesa e SPAK në fakt, në rastin e deputetes Belinda Balluku, ndryshon nga kërkesat e tjera që kanë ardhur në Kuvendin e Shqipërisë, sepse nuk është kërkesë për caktim sigurimi për herë të parë. Kuvendit i kërkohet të zëvendësojë masë sigurimi personal, në masë sigurimi më të rëndë, atë të arrestit, për një vepër penale. Jemi në kushtet kur kërkohet zëvendësimi  i kësaj mase. Zëvendësimi kërkohet kur janë rënduar pozitat, ose personi nuk ka respektuar masën e vendosur nga gjykata. Rasti i dytë përjashtohet. Deputetja Belinda Balluku, provohet qartësisht se e ka respektuar masën e sigurimit personal. Ngelet vetëm rëndimi i masave të sigurimit, për ato shkaqe që ka listuar SPAK. Kuvendi nuk ka kompetenecë të zëvendësojë gjyqësorin. Juridiksioni dhe kompetenca e Kuvendit, ka përcaktuar Këshillin e Mandateve dhe Imunitetin. Deputeti nuk mund të arrestohet pa autorizimin e Kuvendit. Kompetenca e Kuvendit është e natyrës procedurale dhe jo gjyqësore”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!