Robert Green, ish-portieri i londinezëve të Chelsea, ka zbuluar se pse Eden Hazard e përjashtoi Bayern Munchen si opsion për të ardhmen e tij. Sulmuesi belg zgjodhi në verë të transferohej te spanjollët e Real Madrid dhe deri më tani ende nuk i ka treguar cilësitë e tij.
Green tregon se Hazard nuk donte ta kalonte te kampionët në fuqi të Gjermanisë, për shkak të vëllait të tij, Thorgan. “Bayern donte Hazard, por Eden vendosi ta përjashtonte si mundësi. Ai tha që unë nuk shkoj në Gjermani për shkak se vëllai luan atje dhe gjërat do të ndryshonin për të”, shprehet portierit, i cili ka qenë shok skuadre me belgun.
Më tej ai shton: “Eden dëshironte të thoshte se vëllai i tij njihet në Bundesliga si Thorgan Hazard, jo thjesht si vëllai i Eden Hazard”. Thorgan është pjesë e Borussia Dortmund, që e bleu në verë sulmuesin 26-vjeçar. Më parë ai ishte paraqitur mirë me Gladbah, ndërsa në të shkuarën është aktivizuar edhe me Lens dhe Zulte-Waregem. /abcnews.al