Pas Premier League, një tjetër garë e fortë projektohet për trofeun e dytë për nga rëndësia futbollin anglez.
Bëhet fjalë për FA Cup, ose Kupën e Federatës, turneu më i vjetër i futbollit në botë, ku të gjithë favoritët kanë siguruar kualifikimin për në fazën çerefinale.
Të fundit ishin Arsenal, Manchester City dhe Chelsea.
“Topçinjtë” e Londrës duket se nuk kanë ndërmend të falin asgjë në këtë sezon.
Pasi kryesojnë Premier dhe deri tani kanë bërë një paraqitje spektakolare në Champions, të besuarit e Arteta ui kualifikimin në raundin tjetër të FA Cup, pasi mundën në tansfertë 2-1 Mansfield.
Madurke shënoi golin e epërsisë për londinezët në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit, vendasit barazuan shifrat me Evans. Por shpresat e tyre për një suprizë të madhe u shuan nga Eze, që në minutën e 66 shënoi golin e fitores dhe të kualifikimit për Arsenal.
Ashtu si në kampionat edhe Manchester City vijon ndjekjen në këtë turne të Kupës së Federatës.
Po në transfertë, por ndaj një rivali shumë të fortë si Njukasëll, skuadra e Guardiola fitoi me rezultatin 3-1.
Madje , “Cityzens” përmbysën epërsinë e shpejetë të vendasve të sigluar nga Barnes.
Savinjo barazoi shifrat në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit, Marmoush shënoi dy golat e tjerë për Manchester City, që merr biletën për në çerekfinalet e turneut.
Mes favoritëve, një vend fiton edhe Chelsea.
Blutë e Londrës kaluan me shumë vështirësi dhe vetëm pas kohës shtesë 4-2 Ërexham.
Më parë në çerekfinalet e FA Cup ishte kualifikuar edhe Liverpool.


